Deklarat shokuese e Messit

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, nuk ka arritur të tregojë aftësitë e tij në ndeshjen ndaj Bayern Munichut në Allianz Arena, por a është dashur që vërtet ai të luajë në sfidën e parë gjysmëfinale?
Teksa aeroplani i ekipit po ateronte në Barcelonë në ora 2:30 të mëngjesit, Messi duke zbritur shkallëve të tij është parë shumë i dëshpëruar dhe tej mase i lodhur.
Madje, thuhet se gjatë fluturimit kthyes për në Barcelonë, Messi nuk ka folur asnjë fjalë të vetme me bashkëlojtarët, dhe ka mbajtur gjithë kohën kokën poshtë.
Messi gjatë 90 minutave sa luajti në Allianz Arena goditi vetëm një herë në drejtim të portës bavareze, duke ngritur shqetësime për gjendjen e tij.
Kujtojmë se ai sapo është rikthyer nga lëndimi i pësuar ndaj PSG-së një fazë më parë në Liëgn e Kampionëve.
Vet Messi ka deklaruar pas ndeshjes se ishte plotësisht i gatshëm për ndeshjen dhe se thjesht Bayerni ishte më i fortë, por ndryshe ka folur miku i babit të Messit.
“Babai i Messit më ka thënë se Leo nuk ishte as në dijeni që do të luante dhe lëre më të jetë i gatshëm për lojë”, ka theksuar Josep Maria Minguella, miku dhe këshilltari i babait të Messit.
Barcelona pësoi disfatë prej 4-0 në Gjermani nga Bayern Munichu, për t’u bërë ekipi i parë në histori të Ligës së Kampionëve që pësoi humbje me rezultat kaq të thellë në një gjysmëfinale