Ja Si Do Jete IPhone 6…



Në një analizë të 40-vjetorit të shpikjes së telefonit të parë celular në shumë media e forume të risive teknologjike në internet e kudo, përveç ndalesës që i bënë modeleve të celularëve që revolucionarizuan këtë treg, u ndalën edhe tek beteja e tanishme mes smartphone-eve. Pjesa dërrmuese e tregut të këtyre celularëve zotërohet nga Apple dhe Samsung. Kompania amerikane u fut fuqishëm në vitin 2007 falë modelit të saj iPhone, ndërsa Samsung u shndërrua në konkurentin “legjitim” me Samsung Galaxy S, transmeton TCH.
Edhe kompani të tjera, si Google apo ato tradicionale si Nokia dhe të tjera përpiqen të zënë vendin e tyre në këtë treg, por pa u shndërruar kurrë në konkurentë seriozë. Ndaj me të drejtë vëmendja është përqendruar tek risitë që do sjellin në treg Apple dhe Samsung.
Kompania koreano-jugore pritet të hedhë në treg më 14 prill Samsung Galaxy S4, gjenerata e fundit e celularave Galaxy, pasardhësi i S3 që u shndërrua në rivalin e iPhone të Apple. Por amerikanët nuk po qendrojnë duarkryq. Mediat dhe forumet teknologjike në SHBA dhe Britani kanë nisur të flasin për iPhone 6.
Mes shumë hamendësimeve dhe zërave se si do të jetë produkti i ri i “Mollës”, është edhe njëri, që ndoshta është më i besueshmi. Bëhet fjalë për një celular me ekran touch nga të dyja anët dhe në gjendje të imitojë në mënyrë perfekte imazhet 3D.
Flitet se Apple ka regjistruar patentën e këtij produkti që në vitin 2011 dhe se aktualisht është në fazë punimesh për realizimin e tij, për t’i dhënë dorën e fundit asaj që shumë adhurues të celularëve smartphone thonë se do të mbyllë njeherë e përgjithmonë “luftën” në këtë treg dhe do të vendosë.