Klodi: Si e njoh unë Riken

I eshte kthyer edhe nje here temse se njohjes se tij me Riken, me të cilën Klodi ka një miqësi disa-vjeçare. Duket se vërtetë Klodi ka gjithmonë diçka për te thënë për te.
“Rike është një vajzë, jo thjesht e bukur, por shumë normale, familje shumë normale, ndonëse, ashtu si edhe ne intervistën e pare ai nuk merr përsipër te prononcohet për sekretin e saj, te cilën ashtu sikurse është shprehur, e njeh, por nuk dëshiron qe ta beje me dije.
Ne të dy jemi shumë miq të mirë prej vitesh, ajo është një vajzë që ka ushtruar për disa kohë modelingun, me publicitete, e ka marrë pjesë në disa evente që në Shqipëri nuk janë ditur e s’janë bërë të njohura”.

Sipas tij, konkurrentja e fundit që i është bashkuar shtëpisë është “një vajzë me një imazh shumë të shëndoshë, ushtron dhe do profesionin e saj, por rrezikon të dëmtohet brenda shtëpisë, pasi sinqeriteti i saj po përdoret kundër Rikes nga banorë e tjerë”.

Në fund, Klodi komentoi edhe statusin e Rikes, që për ish-konkurrentin mbetet vajza më e padjallëzuar midis të gjithëve brenda banesës. “Rikja është shumë e fejuar, shumë e dashuruar, është në lidhje me Lukën, një DJ dhe djalë fantastik, një DK që njihet këtu dhe jashtë Shqipërisë. Mbi të gjitha, shpresoj që publiku të mos ta shohë Riken thjesht si një vajzë të bukur, por edhe shumë të aftë e të zgjuar”.